Mbrojtësi i krahut të majtë, Fran Garcia do të rikthehet te skuadra e Real Madridit në fund të këtij sezoni. “Marca” ka njoftuar të enjten se Real Madridi tashmë ka arritur marrëveshje me Rayo Vallecanon për riblerjen e tij.
Për kartonin e Garcias, Reali do të paguajë 5 milionë euro kurse 23-vjeçari do të firmos kontratë pesëvjeçare.
Garcia në vitin 2020 iu bashkua Vallecanos nga Real Madridi B dhe firmosi kontratë deri në vitin 2025.
Spanjolli si futbollist është zhvilluar në akademinë e Real Madridit, ndërsa këtë sezon ka treguar paraqitje të mira në La Liga. Në 21 ndeshje të luajtura, Garcia ka bërë dy asistime.
Artikuj të ngjashëm