Fulhami ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e dy futbollistëve të rinj, Gonzalo Garcias dhe Cesar Palacios.
Marrëveshja për Garcian është lëvizja kryesore, me Fulhamin që pranoi të paguante 40 milionë euro për 70 përqind të të drejtave të lojtarit.
Përveç Garcias, Fulhami është afër arritjes së marrëveshjes edhe me Palacios, një tjetër produkt i akademisë së Real Madridit.
Skuadra e Premier Leagues do të paguajë midis tetë dhe dhjetë milionë euro.
Sipas “MARCA”, marrëveshja për Gonzalon konsiderohet e përfunduar, ndërsa detajet përfundimtare për Palacios pritet të finalizohen në orët në vijim.
Edhe
Gonzalo Garcia i bashkohet Fulhamit nga Real Madridi
22-vjeçari Garcia me Realin ka zhvilluar 51 ndeshje, derisa kontribuoi me 13 gola dhe pesë asistime.
Ndërsa 21-vjeçari Palacios me ekipin e parë të Realit zhvilloi shtatë ndeshje.