Sport

Marseille favorit për Jamesin

Skuadra nga Ligue 1, Olympique Marseille po konsiderohet si favorite për të siguruar shërbimet e mesfushorit kolumbian James Rodriguez që do të largohet nga Real Madridi gjatë këtij muaji.

E përditshmja franceze "L'Equipe" ka njoftuar të dielën se Marseille është i gatshëm të paguajë 42 milionë euro për kartonin e Jamesit, i cili pëlqehet nga trajneri Andre Villas-Boas, transmeton Koha Ditore.

James është kthyer te Real Madridi pas huazimit dyvjeçar te Bayern Muencheni, por do të largohet për shkak se nuk bën pjesë në planet e klubit spanjoll. 28-vjeçari, ka kontratë me Realin deri në vitin 2021.