Ekipi nga Serie A, Napoli po konsiderohet favorit për transferimin e mesfushorit kolumbian James Rodriguez, përcjellë të hënën e përditshmja italiane "Corriere dello Sport".
Mësohet se James është i gatshëm t'i bashkohet Napolit, që tashmë i ka ofruar Real Madridit dëmshpërblim prej 42 milionë eurosh. Gjithashtu, Napoli i ka bërë gati Jamesit edhe një ofertë pesëvjeçare me pagë vjetore prej 6.5 milionë eurosh.
James është kthyer te Real Madridi pas dy edicioneve te Bayern Muencheni ku ishte i huazuar. Ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane dhe për këtë arsye tashmë është nxjerrë në shitje.
James 27-vjeçar, ka kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit 2021. Ai karrierë në Evropë ka bërë edhe te Monaco e Porto kurse ka edhe 70 paraqitje e 21 gola të shënuara me Përfaqësuesen e Kolumbisë.