Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jamesi do të largohet nga Evertoni

James Rodriguez do të largohet nga skuadra e Evertonit gjatë këtij muaji.

Mesfushori kolumbian nuk bën pjesë në planet e trajnerit Rafael Benitez, i cili nuk e ka ftuar fare në ekip për dy ndeshjet e para të këtij edicioni.

30-vjeçari ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin e ardhshëm, me mundësi edhe për një vit tjetër.

Por, tek Evertoni janë të vendosur ta shesin Jamesin për të cilin po kërkojnë të paktën 20 milionë euro.

Ai iu bashkua Evertonit vitin e shkuar nga Real Madridi dhe në edicionin e tij të parë tek ekipi anglez, James shënoi gjashtë gola dhe pati nëntë asistime në 26 ndeshje.