James Rodriguez nuk ka të ardhme te Evertoni, pasi drejtuesit e klubit anglez janë të gatshëm t’ia shkëpusin kontratën mesfushorit kolumbian. Mediumet britanike kanë njoftuar të enjten se te Evertoni po duan ta largojnë Jamesin, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Rafael Benitez.
Pasi nuk arriti të gjejë klub gjatë afatit kalimtar të verës, Jamesi është paralajmëruar me shkëputje të kontratës nga Evertoni.
Ai ka kontratë me Evertonin deri vitin 2022 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, ndërsa klubit anglez iu bashkua vitin e shkuar nga Real Madridi. Edicionin e shkuar, 30-vjeçari pati gjashtë gola e nëntë asistime në 26 ndeshje për Evertonin, ndërsa këtë edicion nuk e ka luajtur asnjë ndeshje.