Maroku është bërë vetëm përfaqësuesja e katërt afrikane që është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës. Maroku e mposhti me penallti Spanjën, të martën mbrëma.
Para Marokut në çerekfinale kanë kaluar Kameruni në vitin 1990, Senegali në vitin 2002 dhe Gana në vitin 2010. Por asnjëri nuk ka avancuar më larg.
Maroku me formën që ka shfaqur deri më tani, synon të bëj hapin tutje për futbollin afrikan. Në çerekfinale do të takohet me Portugalinë apo Zvicrën.
Artikuj të ngjashëm