Mario Manxhukiqi pritet të nënshkruajë kontratë të re me Juventusin gjatë vitit të ardhshëm.
Sipas “Tuttosport”, takimi do të organizohet së shpejti, me Manxhukiqin që mund ta vë të zezën mbi të bardhën në muajin janar ose shkurt, transmeton KTV.
Gazeta shpjegon tutje se ai kërkon përmirësim në kontratë ku do të fitonte 7.5 milionë euro për sezon deri në verën e vitit 2022, kur ai do të bëhej 35 vjeç.
“Bianconerët”, nga ana tjetër, me shumë gjasë do t’i ofrojnë atij kontratë dy-vjeçare, por negociatat pritet të fillojnë në një atmosferë të mirë.
Sulmuesi kroat ka realizuar 42 gola dhe ka asistuar 21 në 147 paraqitje për Juventusin, që kur iu bashkua italianëve në vitin 2015 nga Atletico Madridi.