Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manxhukiq drejt Premier Leagues

Sulmuesi kroat Mario Manxhukiq do të largohet këtë verë nga Juventusi për ta vazhduar karrierën në Premier League, pasi është pranë marrëveshjes me skuadrën e Evertonit.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga e përditshmja britanike "The Telegraph". Mësohet se Manxhukiq do të largohet nga Juventusi, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Maurizio Sarri.

Për kartonin e tij, Evertoni është i gatshëm të paguajë 20 milionë euro dëmshpërblim. 33-vjeçari, te Evertoni shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit, transmeton Koha Ditore.

Manxhukiq ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2021 kurse karrierë ka bërë edhe te ekipet tjera të mëdha si Atletico Madrid, Bayern Muenchen e Wolfsburg. Ai në Serie A ka shënuar 31 gola dhe ka asistuar 20 herë në 161 paraqitje.

Artikuj të ngjashëm