Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mancini te Roma deri në vitin 2027

Mbrojtësi Gianluca Mancini ka nënshkruar kontratë të re me Romën.

Lajmi është konfirmuar nga klubi romak, i cili ka njoftuar se Mancini ka firmosur deri në vitin 2027.

“Unë e shoh këtë kontratë të re si një pikënisje për mua, vazhdim i rritjes dhe përmirësimit. Së bashku si grup, është objektivi i vetëm që kam në mendje tani”, tha Mancini për faqen zyrtare të Romës pasi nënshkroi kontratën.

Mancini erdhi te Roma në formë huazimi në vitin 2019. Një vit më vonë, romakët paguan 13 milionë euro tek Atalanta për kartonin e tij.

Me Romën e ka fituar Ligën e Konferencës. Deri me tani në tri sezone ka shënuar shtatë gola në 128 paraqitje.

Italiani është rritur në akademinë e Fiorentinës. Më pas ka kaluar te Perugia në Serie B. Nga Perugia u transferua te Atalanta në vitin 2017.

Ai ka edhe nëntë paraqitje me Italinë.

Artikuj të ngjashëm