Trajneri italian, Roberto Mancini, gjatë kësaj vere pritet të marrë drejtimin e një ekipi më emër.
Deri tani ai ka qenë i lirë nga çdo kontratë pas shkarkimit nga drejtimi i Interit verën e kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas mediave italiane, ish-trajneri i Galatasarayit dhe Manchester Cityt mund të marrë drejtimin e Paris Saint Germain. Klubi francez pritet që të largojë trajnerin spanjoll Unai Emery në fund të sezonit pas dështimit në Ligën e Kampioneve dhe Liga 1.
“Tashme unë po pushoj për t’u rikthyer përsëri. Më pëlqen që të drejtoj një ekip jashtë. Në Angli kam qenë, ndaj më pëlqen një vend tjetër si, në Spanjë, Gjermani ose…”, ka deklaruar ai kohët e fundit për mediat.