Manchester Unitedi po shikon të transferojë portierin kamerunas të Ajaxit, Andre Onana si zëvendësues për David de Gean, raporton "Daily Record" të dielën.
Manchester Unitedi po e përcjellë Onanan tash e sa kohë, mirëpo përpjekjet e deritashme nuk kanë sjellë fryt. Pos Onanas, "djajt e kuq" po interesohen edhe për qendërmbrojtësin e Ajaxit, Matthijs de Ligt. Onana 23-vjeçar ka kontratë me Ajaxin deri në verën e vitit 2022, transmeton Koha Ditore.
Ai ka dal nga Akademia e Eto'os në Kamerun, ndërsa kishte kaluar nëpër grupmoshat e reja të Barcelonës, para se të transferohej te Ajaxi në janar të vitit 2015. Me Ajaxin këtë stinor ka qenë në portë në 55 ndeshje në të gjitha garat. Ai po pritet të jetë një nga shumë lojtarë të Ajaxit që do të largohen në verë.