Drejtuesit e skuadrës së Manchester United kanë hyrë në bisedime të drejtpërdrejta me menaxherin e mesfushorit e skuadrës nga Ekuadori, Independiente del Valle, Moises Caicedo.
Talenti 19-vjeçar pritet t’i kushtojë Unitedit pesë milionë euro, ndërsa drejtuesit e klubit anglez i kanë ofruar kontratë pesë-vjeçare me mundësi vazhdimi.
Futbollisti nga Ekuadori këtë edicion ka luajtur 28 ndeshje dhe ka kontribuar me gjashtë gola dhe dy asistime.