Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Man. City interesohet për Roberton

Manchester City është i vendosur për ta transferuar yllin e Barcelonës, Sergi Roberto, raporton sajti anglez “90min”. Sergi Roberto është kërkesë e trajnerit Pep Guardiola, ndërsa mundësitë e një lëvizje në Angli janë të mëdha për 29-vjeçarit spanjoll, që nuk ka pasur shumë mundësi të luajë te Barcelona këtë edicion.

Ai në të gjitha garat ka luajtur vetëm 20 ndeshje, ndërsa ka shënuar një gol dhe ka asistuar dy herë. Kontrata e futbollistit të krahut me Barcelonën është e vlefshme deri në verën e vitit tjetër.