Manchester City po e monitoron situatën e Sergi Robertos te Barcelona.
E ardhmja e mbrojtësit spanjoll mbetet e paqartë, pasi ai nuk ka vendosur ende për vazhdimin e kontratës me Barcelonën.
Marrëveshja aktuale e 29-vjeçarit skadon në vitin 2022 dhe katalunasit nuk i kanë ofruar kontratë të re.
Interesim për Roberton ka shprehur Manchester City.
Klubi anglez dëshiron të arrijë marrëveshje gjatë afatit kalimtar të janarit me lojtarin që do të jetë futbollist i lirë gjatë verës.
Roberto këtë edicion ka shtatë paraqitje për Barcelonën derisa ka realizuar dy gola dhe një asistim.