Manchester City mbetet i interesuar për portugezin Joao Cancelo dhe pritet të bëjë ofertë për mbrojtësin e djathtë të Juventusit, raporton "Sky" të enjten.
Më herët ishte bërë e ditur se City do të bëjë ofertë për Cancelon në rast se e shet Danilon te Juventusi. Mirëpo, tash krerët e Cityt mendojnë të bëjnë ofertë për portugezin edhe pa e larguar Danilon, transmeton Koha Ditore.
Cancelo 25-vjeçar ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2023. Te Juventusi është transferuar verën e kaluar nga Valencia për 40 milionë euro. Stinorin e fundit ai luajti 34 ndeshje në të gjitha garat ndërsa pati një gol dhe pesë asistime.
Artikuj të ngjashëm