Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cancelo rinovon kontratën me Cityn

Mbrojtësi i krahut, portugezi Joao Cancelo e ka rinovuar kontratën për dy vjet me Manchester Cityn dhe do të jetë pjesë e kampionit në fuqi të Anglisë deri në verën e vitit 2027.

Cancelo ka t hënë se ndihet i nderuar që do të jetë pjesë e Cityt edhe për një periudhë të gjatë. Ai u transferua te City në verën e vitit 2019 nga Juventusi në një marrëveshje prej 65 milionë eurosh, e cila përfshinte kalimin e Danilos te ekipi nga Serie A.

“Manchester City është një klub fantastik dhe jam i lumtur që kemi firmosur marrëveshjen e re. Kjo kontratë do të thotë se tani më duhet të fokusohem për ta përmirësuar edhe më shumë lojën time dhe të fitojë më shumë trofe me ekipin”, ka thënë Cancelo.

27-vjeçari këtë edicion ka treguar paraqitje shumë të mira te City, ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë tetë asistime në 30 paraqitje në të gjitha garat.