Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City me kontratë të re për Cancelon

Portugezi Joao Cancelo pritet së shpejti të firmosë kontratë të re me skuadrën e Manchester Cityt. Bëhet e ditur se paraqitjet e mira të mbrojtësit të krahut të djathtë këtë sezon, kanë detyruar krerët e klubit që t’ia ofrojnë kontratën e re.

Cancelo ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025 kurse me kontratën e re, do të mbetet në “Etihad Stadium” deri në vitin 2026. Ai do të ketë edhe pagë dukshëm më të lartë në kontratën e re.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola e sheh Cancelon si një lojtar shumë të rëndësishëm dhe kjo është arsyeja që portugezi do të mbetet më gjatë në klub.

27-vjeçari iu bashkua Cityt në vitin 2019 nga Juventusi dhe këtë sezon ka dy gola e gjashtë asistime në 22 ndeshje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm