Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cancelo do të largohet nga City

Mbrojtësi i krahut, Joao Cancelo, e ka të ardhmen e pasigurt te skuadra e Manchester Cityt. Madje, të premten “The Telegraph” shkruan se portugezi do të largohet nga kampioni i Anglisë në fund të këtij sezoni.

Mësohet se Cancelo dëshiron të largohet nga City, pasi kohët e fundit e ka humbur vendin e titullarit në ekipin e trajnerit Pep Guardiola. 28-vjeçari tashmë ka tërhequr interesimin e skuadrave të tjera të Evropës, që po tentojnë ta bindin të transferohet në radhët e tyre.

Thuhet se Cancelo tashmë ka marrë ofertë nga Italia, Spanja e Gjermania, të cilat po i shqyrton me seriozitetin më të madh. Këtë sezon, Cancelo ka dy gola e pestë asistime në 25 ndeshje për Cityn, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019 nga Juventusi dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2027.