Sport

Man. City do t’ia rrisë pagën Cancelos

Manchester City është duke planifikuar t’i ofrojë kontratë të re Joao Cancelos.

Kontrata aktuale mbrojtësit portugez i skadon në vitin 2025, por pas paraqitje të mira këtë sezon, City dëshiron ta shpërblejë me kontratë të re dhe me kushte shumë më të mira.

“Daily Star” shkruan se Cancelo do të ketë rritje page prej 100 mijë funtesh në javë nga sezoni tjetër.

27-vjeçari është paraqitur në 24 ndeshje këtë sezon ku krahas tre golave, ka bërë edhe shtatë asistime.