Manchester City ka kompletuar transferimin e mbrojtësit Joao Cancelo nga Juventusi, ndërsa në anën tjetër ka kaluar Danilo.
Portugezi Cancelo ka nënshkruar kontratë që e mban deri më 2025 me ekipin nga Manchesteri.
“City është klub fantastik, me trajner të jashtëzakonshëm dhe jam i lumtur të jem këtu”, ka thënë lojtari pasi ka kompletuar transferimin. Cancelo iu bashkua Juventusit sezonin e shkuar nga Interi. Në 34 paraqitje, ai ndihmoi me pesë asistime e një gol.

Si pjesë e marrëveshjes për Cancelon, nga City te Juventusi është transferuar mbrojtësi Danilo. Lojtari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me “Zonjën e Vjetër”.
Blerja e Danilos Juventusit i kushtoi 37 milionë euro, ndërsa kalimi i Cancelos te City ka kushtuar 65 milionë euro.