Joao Cancelo pritet të jetë përforcimi i parë i Manchester Cityt për edicionin 2019/20, kanë njoftuar mediumet angleze të enjten.
Është bërë e ditur se City është pranë finalizimit të marrëveshjes me Juventusin në lidhje me transferimin e Cancelos.
Për kartonin e mbrojtësit portugez, City do të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim.
Cancelo 24-vjeçar, me kampionin e Anglisë pritet të firmosë kontratë pesëvjeçare.
Ai te Juventusi u transferua verën e shkuar nga Valencia për 40 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2023.
Cancelo këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka asistuar tetë herë në 34 ndeshje për Juventusin në të gjitha garat.