Barcelona është në bisedime me Manchester Cityn për ta transferuar mesfushorin, Ferran Torres.
Sipas “Mundo Deportivo”, Barça dhe City janë 15 milionë euro larg marrëveshjes.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola mendon se Torresi vlen të paktën 60 milionë euro, ndërkaq Barcelona është gati të paguajë 45 milionë.
Mbetet e paqartë nëse klubet do të arrijnë marrëveshje në janar.
21-vjeçari Torres është pjesë e skuadrës angleze nga viti 2020 kur ishte transferuar nga Valencia.