Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Malisheva fiton me gol të Hazrollajt në fundin e ndeshjes

Falë penalltisë së fituar dhe konkretizimit të Drilon Hazrollajt, Malisheva ka shënuar fitore të shtunën. Malisheva mposhti Lirinë 1:0 në stadiumin “Liman Gegaj”, në ndeshjen e xhiros së 17-të të elitës së futbollit kosovar.

Nga minuta e 73-të, Malisheva luajti me një futbollist më pak në fushë, pasi me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Agon Xhaka.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Malisheva dhe Liria, pavarësisht mundësive për 90 minuta lojë, nuk arritën që të realizonin gol. Por, në minutën e katërt shtesë dhe të fundit në gjithë ballafaqimin, Drilon Hazrollaj fitoi penallti.

Kapiteni i Lirisë, Ardit Topalaj, e pengoi në zonë Hazrollajn.

Gjyqtari Genc Nuza e pa situatën në VAR dhe sinjalizoi në penallti. Më pas, Hazrollaj ishte i pagabueshëm për golin e shtatë të edicionit.

Me këtë fitore, Malisheva mbetet në pozitën e katërt me 26 pikë në 17 ndeshje. Liria mbetet pa fitore që prej 2 shtatorit kur kishte mposhtur Fushë Kosovën.

Mbetet në pozitën e fundit me nëntë pikë nga 17 ballafaqime të luajtura. Ndërkohë, është eliminuar edhe nga Kupa e Kosovës.