Sport

Malisheva fiton thellë në Prizren

Malisheva ka shënuar fitore të thellë në Prizren, në kuadër të xhiros së 26-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Malisheva e drejtuar nga trajneri Qëndrim Kida, fitoi me rezultatin 3:0 ndaj Lirisë në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Përparim Thaçi”.

Drilon Hazrollaj me asistim të Etnik Brrutit shënoi për 1:0 në minutën e 13-të.

Për Hazrollajn ishte goli i 18-të në elitën e futbollit kosovar. 18-të gola i ka edhe Muhamet Hyseni i Llapit.

Epërsinë e mysafirëve e dyfishoi vetë Brruti në minutën e 70-të. Brrutit edhe në minutën e 51-të iu anulua një gol nga VAR-i.

Ndërkohë golin për 3:0 e shënoi qendërmbrojtësi Agon Xhaka, që u asistua nga Arbër Pira.

Për Malishevën është fitorja e dytë e njëpasnjëshme në Superligë, ndërsa Liria humbi për herën e katërt rresht.

Liria me vetëm një fitore në edicionin aktual, shtatë barazime e 18 humbje, zë vendin e fundit me 10 pikë.

Malisheva ndërkohë forcohet në pozitën e katërt me 47 pikë.


Malisheva në epërsi pas pjesës së parë

(E përditësuar) - Malisheva është duke fituar në ndeshjen e xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Malisheva pas 45 minutave të para të ndeshjes po fiton 1:0 në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren ndaj Lirisë.

Golin e vetëm e shënoi Drilon Hazrollaj në minutën e 13-të.

Hazrollaj shënoi me asistim të Etnik Brrutit.

Hazrollaj, që të premten mori ftesë nga selektori i Kosovës, Franco Foda, e ka barazuar Muhamet Hysenin e Llapit në listën e golashënuesve më të mirë në ligë.

Të dy kanë nga 18 gola të realizuar.


Hazrollaj barazon Hysenin në listën e golashënuesve më të mirë

Drilon Hazrollaj e ka barazuar Muhamet Hysenin në listën e golashënuesve më të mirë të Superligës së Kosovës në futboll.

Malisheva po fiton 1:0 në udhëtim te Liria me golin e Hazrollajt, i cili realizoi në minutën e 13-të. Ndeshja i takon xhiros së 26-të.

Hazrollaj e Hyseni tani kanë nga 18 gola të shënuar.