Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hazrollaj siguron fitoren e rëndësishme të Malishevës

Malisheva e ka shënuar edhe fitoren e katërt rresht në Superligën e Kosovës në futboll.

Tjetër kontribut të madh në fitoren e malishevasve dha sulmuesi Drilon Hazrollaj.

Hazrollaj shënoi “hat-trick” në fitoren 3:2 të Malishevës në udhëtim te Gjilani.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 23-të të Superligës, ndërsa u zhvillua në terrenin me bar sintetik në Gjilan.

Senad Jaroviq e shënoi golin e parë për Gjilanin në minutën e nëntë.

Edhe Malisheva mposht Gjilanin dhe del në vendin e parë Futboll Malisheva mposht Gjilanin dhe del në vendin e parë

Hazrollaj më pas në minutën e 19-të dhe të 40-të nga penalltia, e kaloi Malishevën në epërsi.

Kushtrim Shabani realizoi në minutën e 75-të për 2:2.

Pikët e plota, Malisheva i siguroi me golin e minutës së 86-të, të shënuar nga Hazrollaj që tani ka 15-të gola të realizuar në elitën e futbollit kosovar.

Malisheva në stinorin pranveror ka katër fitore e një disfatë.

Ndërkohë, Gjilani e pësoi disfatën e parë pas katër barazimeve të njëpasnjëshme në ligë, ndërsa është eliminuar edhe nga Kupa.

Malisheva me këtë fitore ka 41 pikë në vendin e katërt, dy më pak se Drita e vendit të tretë dhe shtatë më pak se lideri Ballkani.

Edhe Malisheva forcohet në pozitën që siguron Evropën Futboll Malisheva forcohet në pozitën që siguron Evropën

Gjilani mbetet me 22 pikë në vendin e tetë.

Gjilani luan në udhëtim te Llapi në xhiron e 24-t, kurse Malisheva udhëton në Suharekë te Ballkani.