Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi, tha se pikët e plota të marra në duelin kundër Feronikelit, do t’i shërbejnë skuadrës së tij për të vazhduar me rezultate pozitive.
“Humbjet në vazhdimësi kanë ndikuar edhe te sulmuesit tanë. Hasan Hyseni ka pasur presion në ndeshjet e kaluara, edhe sot ishte e njëjta situatë. Ronald Sobowale ka cilësi, por ende duhet të adaptohet në futbollin e Kosovës. Fitorja është e rëndësishme me vetë faktin se marrim tri pikë të mëdha që do të na ndihmojnë për vazhdimësi të kampionatit”, u shpreh trajneri Thaqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo