Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mahrezi mund të largohet nga Manchester City

mah

E ardhmja e Riyad Mahrezit te Manchester City vazhdon të mbetet nën dyshim.

Kontrata e sulmuesit të krahut me Cityn skadon në vitin 2023. Ylli algjerian nuk ka nisur ende bisedimet me klubin për rinovimin e kontratës dhe, sipas mediave në Britani, mund të largohet nga City.

Për Mahrezin interesim të vazhdueshëm kanë shprehur Chelsea dhe Paris Saint-Germaini.

31-vjeçari këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 21 gola dhe ka bërë shtatë asistime.