Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mahrez pranë rinovimit të kontratës me Cityn

mah

Sulmuesi i krahut, Riyad Mahrez pritet ta rinovojë kontratën me skuadrën e Manchester Cityt.

Mediumet angleze kanë raportuar të martën se krerët e Cityt kanë nisur bisedimet me Mahrezin, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2023. Te City, po duan ta mbajnë algjerianin deri në vitin 2025 dhe janë të gatshëm t’ia rrisin pagën për ta bindur të mbetet në “Etihad Stadium”.

30-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar dy herë këtë sezon në 18 ndeshje, ndërsa është pjesë e Cityt prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Leicesteri.