Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lukaku suspendohet me një ndeshje

Skuadra e Romës do të jetë pa sulmuesin kryesor, Romelu Lukakun për duelin kundër Bolognas në kuadër të Serie A. Sulmuesi belg është suspenduar me një ndeshje për shkak të përjashtimit në barazimin 1:1 kundër Fiorentinës vikendin e shkuar.

Lukaku u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 87-të për shkak të ndërhyrjes së ashpër ndaj kundërshtarit Christian Kouame.

Komisioni disiplinor i Serie A ka njoftuar të martën për vendimin e marrë për Lukakun, i cili rrezikonte suspendimin deri në tri ndeshje për shkak të atij veprimi.

30-vjeçari iu bashkua Romës këtë verë si huazim nga Chelsea dhe menjëherë është shndërruar në lojtarin kryesor të ekipit nga Serie A.

Në 18 paraqitje, Lukaku ka shënuar 11 gola. Dueli mes Bolognas dhe Romës zhvillohet të shtunën prej orës 18:00 dhe i takon xhiros së 16-të të kampionatit italian.

Artikuj të ngjashëm