Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lukaku shënon gol dhe përjashtohet me të kuq në barazimin e Romës

Romelu Lukaku ishte protagonist në barazimin 1:1 të Romës me Fiorentinan.

Ndeshja e së dielës mbrëma i takoi xhiros së 15-të të Serie A. Lukaku në minutën e pestë shënoi për epërsinë 1:0 të Romës.

Rezultatin në 1:1 e barazoi Lucas Martinez Quarta në minutën e 66-të. Më herët, në minutën e 64-t, pas kartonit të dytë të verdhë u përjashtua Nicola Zalewski i Romës.

Në minutën e 87-të direkt me të kuq u përjashtua sulmuesi belg, Lukaku. Roma është e katërta me 25 pikë nga 15 ndeshje.

Fiorentina është e shtata me 24 pikë.