Skuadra e drejtuar nga trajneri Daniele De Rossi, Roma, nuk është dorëzuar në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Itali të dielën mbrëma.
Roma barazoi në udhëtim te Fiorentina, 2:2.
Ndeshja i takoi xhiros së 28-të të Serie A.
Luca Ranieri shënoi për 1:0 në minutën e 18-të.
Houssem Aouar barazoi shifrat në minutën e 58-të.
Rolando Mandragora shënoi për 2:1, kurse Cristian Biraghi, dështoi të shënonte për 3:1 nga penalltia.
Edhe
Ndeshja Roma – Milan s’nxjerr fitues
Kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit, në skenë u shfaq Diego Llorente, që shënoi në minutën e pestë të kohës shtesë për 2:2.
Roma me këtë barazim zë vendin e pestë me 48 pikë, kurse Fiorentina me pesë pikë më pak zë vendin e tetë.