Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma barazon me Atalantan

Roma e Atalanta i kanë ndarë pikët të dielën mbrëma. Ndeshja e luajtur në “Stadio Olimpico”, u mbyll me rezultat 1:1.

Goli i parë u realizua në minutën e 8-të nga Koopmeiners, ndërsa Paulo Dybala barazoi nga pika e bardhë, në minutën e 39-të.

Me këtë barazim, Atalanta radhitet e 6-ta në tabelën e Serie A me 30 pikë të tubuara, e Roma në dy pozita më poshtë, me 29 pikë.