Sulmuesi belg Romelu Lukaku ka arritur marrëveshje me Interin dhe ekipi italian tashmë ka nisur negociatat me Manchester Unitedin për lirimin e tij.
Lajmi është bërë i ditur të premten nga mediumet angleze.
Mësohet se Lukaku është pajtuar të firmosë kontratë katërvjeçare me Interin dhe do të ketë një pagë vjetore prej shtatë milionë eurosh.
Interi po negocion me Manchesterin për të ulur kërkesat për Lukakun, pasi për lirimin e belgut po kërkon hiq më pak se 80 milionë euro.
Lukaku 26-vjeçar, ka kontratë me Manchesterin deri në vitin 2022 dhe edicionin e fundit ka shënuar 15 gola në 45 ndeshje.
Ai karrierë ka bërë edhe te Evertoni, Chelsea, WBA-ja e Anderlechti.
Artikuj të ngjashëm