Chelsea është pranë marrëveshjes me skuadrën e Interit, për sulmuesin Romelu Lukaku.
Sipas “Goal.com” drejtuesit e klubit italian kanë pranuar ofertën prej 115 milionë euro nga Chelsea për sulmuesin belg.
Lukaku pritet që gjatë javës së ardhshme të udhëtojë drejt Londrës për të kompletuar transferimin e tij në “Stamford Bridge”.
28-vjeçari do të nënshkruaj kontratë pesëvjeçare me “Blutë e Londër” dhe do të fitojë rreth 12 milionë euro në sezon.