Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, ka thënë se “klubi dhe skuadra janë mbi çdo individ”. Enrique e dha këtë deklaratë një ditë pas lajmit se Kylian Mbappe i ka thënë PSG-së se dëshiron të largohet në fund të edicionit.
Kontrata e Mbappes me kampionin e Ligue 1 të Francës skadon në verë dhe ka shumë raportime se ai do t’i bashkohet Real Madridit.
Në konferencën për shtyp të premten, Luis Enrique ka shtuar se nuk ka informata në lidhje me atë që është raportuar të enjten.
“Kylian Mbappe nuk ka thënë diçka në publik dhe asnjërit në klub. Unë jam trajner. Kur të flasin gjitha palët, unë do ta jap opinionin tim, por ne po vazhdojmë punën në mënyrë që të jemi skuadër më e mirë çdo vit”, deklaroi Luis Enrique.
Mbappe iu bashkua PSG-së në vitin 2017 për 180 milionë euro.
Vitin e kaluar, Mbappe e vazhdoi kontratën edhe për një edicion tjetër.
Edhe
Finalja e Championsit dëshmon se transformimi që Enrique i bëri PSG-së ishte i suksesshëm
Parisienët në mesjavë mposhtën Real Sociedadin 2:0 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Mbappe e realizoi golin e parë, ndërsa në total në edicionin aktual ka 31 gola të realizuar.
Ka pasur raportime që Mbappe u ka thënë bashkëlojtarëve te Parisi të premten që do të largohet në verë.