Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtari që krahasohet me “Fenomenin” pranë Barcelonës

Drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur ta blejnë sulmuesin e ri brazilian Vitor Roque, i cili krahasohet me Ronaldo Luis Nazario de Lima, i njohur si “Fenomeni”, raporton gazeta spanjolle AS.

Braziliani 18-vjeçar luan për Athletico Paranaense. Ai shihet në Camp Nou si zëvendësues ideal për Robert Lewandowskin, i cili po shkon drejt një moshe më të vjetër.

Roque njihet prej kohësh në vendlindjen e tij si një nga futbollistët më të talentuar. Blerja e tij do t’i kushtojë Barçës rreth 43 milionë euro.

Minutat e tij të para në futbollin senior i mori vitin e kaluar në Cruzeiro kur ishte ende i mitur, prandaj nisën krahasimet me Ronaldon Nazarion.

Edhe pse është vetëm 18 vjeç, Roque tashmë ka bërë një paraqitje për Kombëtaren A të Brazilit dhe këtë sezon ka shënuar 15 gola dhe ka bërë pesë asistime.

“Ai është numri nëntë që nuk më pëlqente ta ruaja kur isha lojtar. Vitor do të përmirësohet edhe më shumë. Ai do të jetë një nga futbollistët me të cilin Brazili do të fitojë shumë dhe do të shohim nëse do të vazhdojë të zhvillohet në pozicionin që luan”, ka thënë trajneri i njohur brazilian Luiz Felipe Scolari.

Artikuj të ngjashëm