Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona do të shpenzojë shumë për Vitor Roquen

Eksperti i transferimeve në futbollin evropian, Fabrizio Romano, ka shkruar të shtunën se Barcelona do t’i sigurojë shërbimet e Vitor Roques, talentit brazilian 18-vjeçar.

Vetëm nënshkrimi i futbollistit mungon në dokumentacionin i cili është i kompletuar.

Sulmuesi i Paranaenses, i cili ka realizuar 12 gola në elitën e futbollit të Brazilit, pritet të transferohet te Barcelona për 60 milionë euro, plus bonuset e tjera.