Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Williamsi krahasohet me yllin portugez

Spanja

Nico Williams ka qenë njëri prej lojtarëve më të dalluar të Spanjës në “Euro 2024”.

Legjenda e futbollit anglez, Wayne Rooney, e ka krahasuar atë me Cristiano Ronaldon.

Rooney një gjë të tillë e ka thënë në kolumnën e tij për mediumin “The Times”.

“Williamsi është i jashtëzakonshëm. Ai më kujton Cristiano Ronaldon kur ishte i ri. Ndonjëherë Williamsi provon gjëra të vështira, por zakonisht i merr vendimet e duhura”, ka shkruar Rooney të dielën.

“Ai është i shkëlqyer në situatat një kundër një dhe po ashtu shënon gola”, ka vazhduar legjenda angleze.

Sulmuesi i Athletic Bilbaos po kërkohet shumë edhe në afatin kalimtar veror.

Edhe Zyrtare, Nico Williams vazhdon me Athletic Bilbaon deri në vitin 2035 Futboll Zyrtare, Nico Williams vazhdon me Athletic Bilbaon deri në vitin 2035

Për 22-vjeçarin interesim të madh ka shprehur Barcelona, por në garë për shërbimet e tij janë edhe Arsenali dhe Bayern Munichu.

Williams ka kontratë me Bilbaon deri në vitin 2027.