Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtari i Kosovës transferohet në Turqi

Fundori amerikan Dominic Artis është në pritje të debutimit te Kosova. Ai është natyralizuar nga FBK-ja dhe do të debutojë për “Dardanët” më vonë këtë muaj. Artis tashmë ka vendosur se ku do të luaj edicionin e ardhshëm.

Të enjten është zyrtarizuar kalimi i tij te skuadra turke Çagdash Bodrum.

Artis deri më tani ka luajtur për Cholet Basket në Francë.

29-vjeçari ka luajtur edhe në Poloni, Bosnjë-Hercegovinë, Itali, Slloveni e Greqi.

Bordumi është promovuar në elitën e Turqisë.

Artikuj të ngjashëm