Te Borci i Banjallukës kanë pranuar se Besa Famgas ishte skuadër më e mirë të dielën mbrëma në “Karagaçi”. Besa fitoi 29:22 dhe avancoi në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Ndeshja u luajt në atmosferë të zjarrtë.
Hendbollisti i Borcit, Ivan Knezheviq ka pranuar se kanë humbur në atmosferën e krijuar në palestrën në Pejë.
“Ndeshje e vështirë për ne dhye humbje e vështirë. Jemi djegur në atmosferë. Ndeshja ishte shumë e fortë, burrërore. Kemi marrë disa vendime të gabuara në momente shumë të rëndësishme. Kemi pasur rast ta kthejmë lojën në të mirën tonë, por nuk ia dolëm. Nuk di çka të them, kokën lartë. Na presin ndeshjet në kampionatin tonë”, ka thënë Knezheviq për mondo.ba.
Trajneri Mirko Mikiq ka theksuar se Borci ka luajtur më keq se që është pritur.
“Sot qartë nuk ishim në nive, sidomos në pjesën e dytë. Për disa gjëra tjera nuk dua të flas. Çdo gjë ka shkuar më së miri sa i takon rrugës dhe të gjithave. Nuk do të komentoja gjërat tjera”, ka theksuar Mikiq pas ndeshjes.