Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtarët e Kinës iu bashkohen klubeve pasi përfundojnë periudhën në karantinë

Lojtarët e përfaqësueses së Kinës në futboll kanë kompletuar periudhën e tyre në karantinë pas kthimit nga Dubai muajin e kaluar dhe do të kthehen te klubet e tyre përkatëse, është njoftuar nga përfaqësuesja e Kinës të hënën, bën të ditur agjencia Reuters.

Skuadra ka përfunduar karantinën mjekësore dy javore dhe gjithë lojtarët kanë dal negativ në testin për COVID-19.

Skuadra prej 25 anëtarëve ishte në vetëizolim në një hotel në Sanya që nga kthimi më 23 mars nga kampi stërvitor në Dubai.

“Skuadra jonë i është nënshtruar testimit për COVID-19 menjëherë me të arritur në Sanya dhe rezultatet e të gjithëve ishin negative. Është bërë ritestim të dielën para përfundimit të karantinës 14 ditore, sërish rezultatet ishin negative. Gjithë lojtarët do të kthehen te klubet e tyre”, është njoftuar nga përfaqësuesja e Kinës në rrjetet sociale.

Kina ka pezulluar gjitha ndeshjet në kampionatin vendor që nga janari dhe muajin e kaluar ka ndaluar hyrjen e të huajve në vend, duke i dhënë goditje shpresave që të nisë stinori i Superligës së Kinës këtë muaj.

Disa klubve të Superligës së Kinës, pa lojtarët e huaj, kanë nisur stërvitjet me dyer të mbyllura.

Stinori i ri në Superligën e Kinës fillimisht ishte paraparë të niste më 22 shkurt, por u pezullua shkaku i koronavirusit.