Daisuke Hayakawa është trajner i skuadrës olimpike të Japonisë në skejtbording, që pritet të dominojë sportin kur të bëjë debutimin në Lojërat Olimpike Verore këtë vit në Tokio. Por, kjo nuk do të thotë se ai do të bëjë skejtbording nëpër trotuare të qyteteve.
Ai mund të jetë rebel në Japoni, por prapë ka sjellje të mira, transmeton Koha Ditore.
“Skejtbordingu është bërë sport olimpik, por në Japoni ka imazhin si një aktivitet të fëmijëve të padisiplinuar”, thotë Hayakawa.
Kështu që derisa po perëndonte dielli në një verë të nxehtë vitin e kaluar, Hayakawa 45-vjeçar mbante skejtbordin (dërrasën e këtij sporti) në dorë. Ai u largua nga shtëpia në qendër të Tokios dhe mori metron për në stacionin Kanegafuchi, një orë me tren për në veri. Ai më pas eci rreth 15 minuta në drejtim të lumit Sumida.
Rrugët dhe trotuaret ishin kryesisht të zbrazëta. Por, skejtbordi i tij prapë nuk preku tokën në asnjë moment atje.
Edhe
Japonia fiton të artën e parë olimpike në skejtbord
Vetëm kur arriti në një vend të gjerë dhe të vetmuar në rrugën e shtruar me beton në afërsi të lumit, Hayakawa nisi të lëshohej me skejtbord.
Duke u lëshuar vetë, ai praktikoi një seri të manovrave, kryesisht kërcime, ndërsa skejtbordi rrotullohej përfundi tij. Janë ato lloj manovrash që sportistët e tij olimpikë do të bëjnë në prani të miliona shikuesëve këtë verë.
Përballë ishte një park me shumë gjelbërim, me ulëse dhe njerëz aty pranë e po ashtu me parmak. Një shesh ideal për skejtbordistët, por Hayakawa nuk do të guxonte të provonte.
“Nuk mund të bëjë skejtbordin atje. Do të shqetësonte njerëzit”, thotë ai.
Japonia përqafon rregullat strikte dhe të pashkruara. Është një vend i rregullit, ku njerëzit rreshtohen nëpër metro, ku rrallë hanë apo pinë në publik, ku bërrllogu e grafitet në parim mungojnë.
Edhe
Japonezet po tentojnë të depërtojnë në sportin e meshkujve
Këtu nuk vlerësohet personi që dallohet nga të tjerët. Kjo shpjegon edhe arsyen pse punëtorët e administratës marshojnë me fanella të njëjta, të bardha, dhe shenjat e transportit publik, ku kërkohet që ata me kufje në vesh të ulin zërin e muzikës për të mos shqetësuar të tjerët.
Por, skejtbordingu nuk është sport i qetësisë. Është sport që kërkon zhurmë dhe rrëmujë. Kjo është arsyeja kryesore, që me dekada, është rrëzuar në hije të shoqërisë japoneze, dukshëm më i fshehur se në pjesët e tjera të botës....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)