Pavarësisht pandemisë, shtyrjes njëvjeçare dhe kostos së lartë, japonezët mund të ndihen mirë kur ta shikojnë listën e vendeve më të suksesshme në Tokio 2020. Sportistët e Japonisë ishin të suksesshëm në Lojërat e organizuara në Tokio, njëjtë si në vitin 1964.
Japonia pati bilancin më të mirë olimpik të saj në secilën kategori - më së shumti medalje të arta (27), më së shumti në total (58) - dhe vendi i tretë për medaljet e arta, prapa dy shteteve shumë më të mëdha, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës.
“Ekipi nacional i Japonisë ishte në gjendje ta bëj një rekord të vetin me rezultate kësaj here”, tha zëvendës-shefi i Misionit japonez, Mitsugi Ogata të dielën, pas përfundimit të Olimpiadës.
“Ne nuk duam që kjo të zhduket si fishekzjarrët. Mendojmë se është e rëndësishme që ta mbajmë këtë ritëm edhe në Paris 2024 dhe në Los Angeles 2028”.
Rekordi i kaluar për të arta ishte 16, në vitin 1964 dhe në Lojërat Olimpike “Athina 2004”.
Edhe
Hiseja e Kosovës në Lojërat më të veçanta Olimpike
Ky shtet fitoi vetëm 12 medalje të arta pesë vjet më parë në Rio de Janeiro.
SHBA-ja fitoi 39 medalje të arta në Tokio – një më shumë se Kina – dhe ishte shumë para në renditjen me medalje të përgjithshme me 113, krahasuar me 88 medalje të Kinës.
Ekipi i Komitetit Olimpik të Rusisë pati 71 medalje në total, i përcjellë nga Britania me 65. Japonia ishte e pesta.
Vendet nikoqire zakonisht marrin medalje, duke investuar në kohë dhe para më shumë sesa bëjnë zakonisht. Pa tifozë, humbi edhe avantazhi si vendës në arena të zbrazëta. Megjithatë, Japonia edhe pa tifozë arriti të fitojë medalje në pesë sporte që u shtuan sivjet në programin olimpik: bejsboll-softball, ngjitje sportive, karate, surfing dhe skejtbord.
Çdo organizator i Olimpiadës duhet të shtojë disa sporte. Parisi do të ketë “breakdancing”, surfimin dhe ngjitjet sportive.
Japonia fitoi medalje të arta në bejsboll dhe softball – duke i mposhtur Shtetet e Bashkuara në finale – shtoi tri medalje të arta në “skateboarding” dhe një tjetër të artë në karate. Nga 58 medaljet në total, 14 erdhën në sportet që u shtuan në Tokio.
Atsunori Inaba, përzgjedhësi i ekipit fitues të bejsbollit të Japonisë, ka thënë se medalja e artë do t’i shtyjë më shumë fëmijë të luajnë. Edhe pse shumë i populluar në Japoni, numrat e pjesëmarrësve në bejsboll janë në rënie.
Edhe
SHBA-ja përfundon e para në tabelën e medaljeve në “Tokio 2020”
“Shpresoj që kjo e artë do të kontribuojë në rritjen e numrave te fëmijët e të rriturit që dëshirojnë të luajnë bejsboll”, ka thënë Atsunori.
Synim i Japonisë para pandemisë ishin 30 medalje të arta. Por, zyrtarët e tërhoqën atë objektiv në muajt e fundit pasi u bë edhe më e vështirë gjatë pandemisë për ta parashikuar paraqitjen e Japonisë, por edhe parashikimin e shteteve tjera.
“Fillimisht ne kishim synim fitimin e 30 medaljeve të arta”, tha Ogata. “Edhe pse nuk e arritëm atë shifër, numri i medaljeve të arta, medaljeve të përgjithshme, janë të gjitha historike dhe të larta”.
Japonia e nisi me këmbë të mbarë që në ditën e parë të Olimpiadës – në xhudo, natyrisht. Xhudoja është i vetmi sport olimpik me rrënjë në Japoni dhe sportistët e këtij shteti fituan nëntë medalje të arta, dy të argjendta dhe një të bronztë.
Në finalen e parë të xhudos, Funa Tonaki e mori të argjendtën në konkurrencën e femrave në kategorinë deri në 48 kilogramë (humbi nga Distira Krasniqi v.j.). Ishte medalja e 500-të olimpike e Japonisë – në ato dimërore dhe verore – që u përcoll me medalje të artë nga Naohisa Takato në konkurrencën e meshkujve deri në 60 kilogramë.
Kjo ndihmoi që Japonia ta marrë vëmendjen e publikut që ishte hutuar nga rastet e reja me Covid-19 e që zgjoi paqartësi për mbajtjen e Lojërave Olimpike.
Në këtë sukses, Japonia i fitoi pesë medalje të arta në mundje – katër në konkurrencën e femrave – dhe mposhti Kinën për medalje të artë në pingpong në dyshe të përzier.
Edhe
Japonia thyen rekordin e saj të medaljeve të arta në Lojërat Olimpike
Madje shkoi edhe në finale për medalje të artë kundër Shteteve të Bashkuara në konkurrencën e femrave në basketboll, por humbi 90:75. Ishte medalja e parë e Japonisë në basketboll në konkurrencën e femrave, ekip që udhëhiqet nga amerikani Tom Hovasse.
Tsuyoshi Fukui, shefi i delegacionit të Japonisë, konfirmoi të dielën se medalistët e artë do të fitojnë 5 milionë yen (rreth 45 mijë dollarë). E argjendta vlen 2 milionë yen (rreth 18 mijë dollarë), ndërsa 1 milionë yen (rreth 9 mijë dollarë) ndahen për medalje të bronztë.