Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Japonia fiton të artën e parë olimpike në skejtbord

Yuto Horigome i Japonisë ka fituar medaljen e parë të artë olimpike në sportin e skejtbordit. Skejtbordi po debuton në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Horigome arriti ta marrë veten, duke arritur pikët më të larta në raundet e fundit për të siguruar të artën në Tokio të dielën.

Kevin Hoefler i Brazilit fitoi të argjendtën në garën e rrugës në skejtbord, ndërsa Jager Eaton i SHBA-së të bronztën.

“Jam shumë i lumtur. Isha mjaft i stresuar, por arrita të bëjë manovrat më të mira në momentet kyçe”, ka thënë Horigome për televizionin japonez NHK.