Amerikanët kanë fituar medalje të artë në Olimpiadë, në ngjarjen e lojërave ajrore. Në ekipin e përzier, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e fituan medaljen e parë të artë në skijim, në disiplinën e stilit të lirë. Ishte medalja e parë e fituar pas më shumë se një dekadë.
Treshja Ashley Caldwell, Cristopher Lillis dhe Justin Schoenefeld, arritën të stolisen me medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin.
Kina u stolis me medalje të argjendtë, derisa Kanadaja me të bronztën.
SHBA-ja nuk kishte marrë medalje në këtë ngjarje që prej vitit 2010-të. Jeret Peterson në atë vit ishte stolisur me medalje të argjendtë në konkurrencën e meshkujve. Herën e fundit kur amerikanët kishin fituar medaljen e artë ishte viti 1998. Atë sukses e kishin arritur Eric Bergoust dhe Nikki Stone.
Në fakt, është debutim i ekipit të përzier në këto Lojëra. Secili shtet ka konkurruar me tre garues, dhe nuk ka mundur të përfshijë më shumë se dy kërcimtarë nga njëra gjini. Të gjithë shtetet që ishin në finale patën dy meshkuj dhe një femër në ekip.