Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lobotka prezantohet te Napoli

Napoli ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit të Celta Vigos, Stanislav Lobotka. Lobotka është transferuar për 20 milionë euro, plus bonuset, është njoftuar nga skuadra e Serie A.

Skuadrat kanë punuar për marrëveshje për disa javë dhe Lobotka u është nënshtruar testeve mjekësore të shtunën, por ai ka firmosur kontratën vetëm të mërkurën, transmeton Koha Ditore. Reprezentuesi i Sllovakisë ka marrë pjesë po ashtu në stërvitje me bashkëlojtarët e rinj.

Raportohet se transferimi i ka kushtuar Napolit 20 milionë euro, shifër që mund të rritet për 4 milionë, varësisht nga bonuset e lidhura me performancën.

Lobotka ka firmosur kontratë deri në qershor të vitit 2024 me pagë 1.8 milionë euro për stinor. Ai është transferimi i dytë i Napolit në janar, pas Diego Demmes që kaloi nga RB Leizigu për 12 milionë euro.

Lobotka ka 22 ndeshje me Sllovakinë dhe ka shënuar tre gola. Ai ishte pranë transferimit te Napoli edhe verën e vitit të kaluar.

Raportohet se Lobotka i është rekomanduar hierarkisë së Napolit nga legjenda e klubit, Marek Hamsik.