Mesfushori defensiv, Stanislav Lobotka, nuk do të largohet nga Napoli me gjithë ofertat e shumta që i ka marrë.
“Tuttomercatoweb” ka raportuar të premten se sllovaku ka vendosur të mbetet pjesë e ekipit italian me të cilin tashmë ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Ai ka kontratë me Napolin deri në vitin 2025, ndërsa me rinovimin e saj do të mbetet në ekip deri në vitin 2026.
Ai do të ketë pagë vjetore prej tre milionë eurosh, si dhe opsionin e rinovimit të kontratës edhe për një vit.
27-vjeçari ka impresionuar me paraqitjet e tij të mira këtë edicion te Napoli duke detyruar drejtuesit e klubit që t’ia rinovojnë kontratën.
Ai ka një gol e një asistim në 16 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa Napolit iu bashkua në janar të vitit 2020 nga Celta Vigo.