Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lobotka ka firmosur kontratë të re me Napolin

Stanislav Lobotka ka nënshkruar kontratë re me Napolin.

Mediat në Itali shkruajnë se Lobotka do të jetë pjesë e Napolit deri në verën e vitit 2027, me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër.

27-vjeçarit i është rritur paga dhe tani do të fitojë tre milionë euro neto në sezon, plus bonuese. Po ashtu, Lobotka ka marr si shpërblim edhe dy milionë euro për nënshkrimin e kontratës së re.

Kontratën e re sllovaku e ka fituar pas paraqitjeve të mira që nga ardhja e trajnerit Luciano Spalleti. Këtë sezon Lobotka ka shënuar një gol dhe ka asistuar një herë në 20 ndeshje.