Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lobotka rinovon me Napolin

Mesfushori Stanislav Lobotka ka arritur marrëveshje me Napolin për rinovimin e kontratës, përcjellë “Calciomercato” të martën. Bëhet e ditur se Lobotka ka pranuar ofertën e Napolit, e cila do të bëhet zyrtare në fillim të muajit të ardhshëm.

Me rinovimin e kontratës, sllovaku do të mbetet pjesë e Napolit deri në vitin 2027 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Ai do të ketë pagë vjetore prej tre milionë eurosh, ndërsa me këtë veprim ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet për të ardhmen e tij. 28-vjeçari këtë edicion ka një gol e një asistim në 21 paraqitje për Napolin në të gjitha garat. Ai iu bashkua Napolit në janar të vitit 2020 nga Celta Vigo për 20 milionë euro.